Drejtoria Komunale e Arsimit vazhdon me trajnime dhe punëtori për mësimdhënësit deçanas

Sot, 74 mësimdhënës janë duke ndjekur trajnime dhe punëtori tematike.

– Trajnimin për “Zbatimi i Kurrikules në Praktikë” në ditën e tretë e ndjekin 40 mësimdhënës,

– Punëtorinë 5 ditore  me 7 module, “Shprehitë për Adoleshencën” e ndjekin 24 mësimdhënës, që e udhëheq Organizata “International Peja – Lions Club”, punëtoria mbahet në Restorant “Tropikal” në Carrabreg, si dhe

– Punëtoria me temën “Katalogu Inkluziv”, që e ndjekin 10-të mësimdhënës nga SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, punëtorinë e udhëheq Organizata “Teach for Kosova”, ku mbahet në ambientet e shkollës. DKA e falënderon Kryetarin Bashkim Ramosaj, për ofrimin e mundësive gjithmonë në të mirë të arsimit deçanas, gjithashtu edhe organizatat “International Peja- Lions Club” dhe “Teach for Kosova” për bashkëpunimin.

May be an image of 13 people, people studying, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …