Ejup Maqedonci: Urime dita e Forcave të Armatosura të Shqipërisë!

Ministri i Ministris së Mrojtjes Ejup Maqedonci, ka uruar  111 vjetorin e Ushtrisë Shqiptare. Në këtë urim ai ka shkruar:   4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë! Shtatë ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, Kuvendi Kombëtar në Vlorë themeloi Ministrinë e Luftës me ministër Mehmet Dërrallën. Fillimisht për këtë detyrë u propozua Isa Boletini, i cili ndonëse e refuzoi atë, i vuri në dispozicion trupat e tij, rreth 300 vullnetarë nga Kosova, që u bënë bërthamë mbi të cilën u themelua ushtria shqiptare. Isa Boletini vazhdoi t’i shërbente ngritjes së ushtrisë shqiptare edhe gjatë misionit holandez në kohën e Princit Wilhelm Wied, kur Mbretëresha e Holandës Wilhelmina, dërgoi dhjetëra oficerë holandezë për të ndihmuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare.

Një kapitull shumë i lavdishëm i forcave ushtarake të shtetit shqiptar, është përfshirja e ushtarakëve të saj në luftën e Kosovës më 1999, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo duke ndihmuar me trajnime dhe armë.

Më 2008, Forcat e Armatosura të Shqipërisë u anëtarësuan në NATO duke e rreshtuar Shqipërinë në mesin e vendeve aleate të Perëndimit. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë partnerja më e natyrshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, meqë të dyja këto forca ushtarake, mbrojnë hapësirën e jetesës dhe sigurinë në regjion.

Urime dita e Forcave të Armatosura të Shqipërisë!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …