OBSH: Ora më e errët e njerëzimit-në çdo dhjetë minuta Izraeli vret nga një fëmijë, në Gazë

Mesatarisht, në çdo 10 minuta  një fëmijë vritet  në Gaza, tha një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë  duke e quajtur situatën “ora më e errët e njerëzimit”. Ne po flasim, për pothuajse rreth 16 mijë  njerëz të vrarë, më shumë se 60% janë gra dhe fëmijë dhe më shumë se 42 mijë  të plagosur”, ka thënë Riçard Piperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë. Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza. Unë mendoj se në këtë kuptim ne jemi afër orës më të errët të njerëzimit”. Gaza, shkoi nga 3.500 shtretër spitalorë në ndoshta shumë më pak se 1. 500. Enklava e rrethuar nuk mund të përballojë asnjë humbje tjetër të shtretërve spitalorë pasi nevojat shëndetësore po rriten.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …