Brickos

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq

Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, ministri i Mbrojtjes takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiq. Të dy ministrat i vlerësuan si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, e veçanërisht ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët që ky bashkëpunim të vijojë të thellohet edhe më tej. Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …