Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës. Sipas Prokurorisë, 16 prej këtyre personave ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë. Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët i organizuar i Ushtria dhe Policia, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë civilë shqiptarë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes. Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai rajon, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Të pandehurit me aktakuzë akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …