Helshani: Një vit i suksesshëm i punës për Komitetin e Komuniteteve

Në mbledhjen e dymbëdhjetë  të rregullt për Komitetin e Komuniteteve në komunën e Malishevës, Kryesuesi, Amrush Helshani e vlerësoi, një vit të suksesshëm të punës dhe të realizimit të planit për vitin 2023  si në: Përmirësimin e infrastrukturës për banim të komunitetit minoritarë në  nevojë,  në mirëqenie sociale, integrimin në arsim, në jetën kulturore si dhe në atë të punësimit e subvencionimeve tjera nga niveli lokal. Në këtë takim përmbyllës, raportuan edhe zyrtarë nga sektorët: Për komunitete, kthim dhe Integrim, Edona Krasniqi, Vera Bytyçi, për barazi gjinore, Shqipron Berisha, drejtor i Mirëqenies Sociale dhe Fadil Shala, zyrtar për çështje të banimit nga sektori i  Shërbimeve publike. Në fund, Helshani, uroj për festat e fundvitit 2023, të gjithë qytetarët që t’i kalojnë në harmoni familjare, fqinjësore e miqësore dhe të fillojnë vitin 2024 me planifikime për punë dhe realizim të kërkesave të tyre për jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …