leoni

Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike në zgjedhje nga Serbia, një vend kandidat i BE-së

Euro-deputetja, Viola von Cramon, ka qenë pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet në Serbi. Ajo ka veçuar disa nga pa rregullsitë që u evidentuan në këtë proces, duke thënë se është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së. Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”. Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina. Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …