KMDLNJ

KMDLNJ: Gjykata Speciale krerët e UÇK-së, po i mban në Hagë si pengje, ndërsa Ministria e Drejtësisë nuk ka qëndrim korrekt

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Prishtinë,  ka reaguar kundër  Gjykatës Speciale, të cilën e ka quajtur “dhunuese të të drejtave të njeriut dhe të personave të privuar nga liria”, derisa ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për mostransparencë. Dhunuesja e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë, Ekaterina Trandafilova ishte në një vizitë në vendin tonë, siç deklaron ajo: ‘për ta informuar publikun dhe shoqërinë civile për punën e kësaj Gjykate.  Në një reagim të mëhershëm KMDLNj-ja njoftoi opinionin se kjo inkuizitore e të drejtave të njeriut pati një vizitë ilegale në Ministri të Drejtësisë, pa e specifikuar se me kë u takua. Pastaj, pas vizitës ishte një dënim drakonik ndaj Salih Mustafës dhe një lirim i vonshëm i Nasim Haradinjat në ndërkohë që Hysni Gucati ishte liruar muaj më parë ndonëse dënimi ishte i njëjtë si dhe vepra e kurdisur,  për të cilën ishin dënuar, gjithashtu me dënime maksimale, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …