Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë vitit 2024

Kryeministri  Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë  gjatë vitit 2024. Ai  ka radhitur shtatë çështje, duke theksuar se prioritet absolut i qeverisë është siguria për Kosovën.  Në pikën e pestë të këtij shkrimi, Kurti ka trajtuar edhe deklaratën e Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Draft-statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia, andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiqi. Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi: Nenad Rashiqin   dhe Elbert Krasniqin,  ka shkruar Kurti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …