Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sharec, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit të tij. Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Sylejman Cakaj, këshilltarja e ministrit, Liridona Gashi dhe rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka. Fillimisht, temë e këtij takimi ishte situata e sigurisë në vend dhe më gjerë, ku me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se sulmi i 24 shtatorit është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë, andaj ai tha se duhet trajtuar me shumë vëmendje si veprim që tregon hapur tendencën për destabilizimin e vendit, rrjedhimisht të Ballkanit Perëndimor. Krahas situatës së sigurisë, ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij slloven me të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me forcat sllovene, përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund të zhvillohen përtej planit bilateral. Ministri slloven Marjan  Sharec garantoi mbështetjen e padiskutueshme të shtetit slloven për Kosovën dhe gjithashtu shprehu vullnetin e tij të që bashkëpunimin e deritashëm që kanë dy vendet ta thellojnë edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …