Wolfgang Petritsch: Dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë

Diplomati i mirënjohur austriak, Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai u shpreh se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, diplomati austriak shpreson që administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, të vazhdojë qeverisjen, sepse beson që ekipi i tij është i angazhuar për zgjidhje të drejtë. Petritsch ka saktësuar me këtë rast  se incidenti i këtij viti në Banjskë të Kosovës duhet të shërbejë si mësim për rritje të vigjilencës në fushën e sigurisë, e cila do të ketë prioritet në vitin që vjen. Ai ka bërë thirrje për përparim në procesin e dialogut, me arsyetimin se çdo zvarritje e procesit rrezikon përkeqësim të situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …