Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosmëri çdo formë të dhunës

Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosmëri. Incidenti që tentohet t’ i vishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cenuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …