Edi Rama, ironizon Sali Berishën: Edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë Kuvendin, rruga të qon poshtë ballkonit

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në Lezhë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar veprimet e  Sali Berishën, duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë Kuvendin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit. Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por, asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund.  Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!”, ka thënë Rama, raporton Top Channel.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …