leoni

Zahir Qerim Pajaziti (1.11.1962 - 31.1.1997)

Bajram Rama – Nga ditari i një guerili: ORGANIZATORI DHE PRIJATARI I AKSIONEVE TË ARMATOSURA KUNDËR FORCAVE POLICORE SERBE

“Nikoliq o more shkja,
edhe n’hypsh në shtat kala,
pushka e Zahirit ka me t’vra!”
 Zahir Pajaziti ishte organizatori kryesor dhe prijatari i shumë aksioneve të armatosura kundër forcave çetnike policore serbe në Zonën e Llapit dhe jo vetëm. Zahiri, së bashku me shokë, që nga viti 1992 deri në vitin 1997, të gjitha aksionet i kishte kryer suksesshëm, por vetëm një i kishte shpëtuar plumbit të tij, e ai ishte Sredoje Radoviqi – Cipiripi, sepse fisheku që ishte planifikuar për të nuk shkrepi, prandaj atij zullumqari iu zgjat jeta edhe për dy vjet! Kjo kishte ndodhur në shtatorin e vitit 1994. Cipiripi ishte njeri ndër policët më zullumqar, ishte kriminel i njohur për keqtrajtime të popullatës shqiptare në rajonin e Llapit dhe të Gallapit. Ndër ato familje që ishin keqtrajtuar nga bëmat e kriminelit Sredoje Radoviq ishte edhe Familja e Qerim Pajazitit, babai të Zahirit. Cipiripi, në Gallap, pamëshirshëm i kishte keqtrajtuar mizorisht Qerimin dhe Agimin, vëllain e vogël të Zahirit, por ai kriminel nuk ndaloi me kaq, duke vazhduar herë tjetër te varrezat e fshatit Albanik, prapë keqtrajton Qerimin dhe Bajramin, vëllain e madh të Zahirit. Këta dy burra, policia çetnike serbe, të prirë nga Cipiripi i kishin lënë për të vdekur.
Më 27 shtator 1996, në Shtabin e UÇK-së kishin bërë planin që të kryhen dy atentate (sulme të befasishme): një në Besianë dhe tjetri në Runik të Skënderajt. Një bashkëluftëtarë i Zahirit, i cili atë kohë jetonte ne Gjermani, Bajram Rama nga Gllamniku kishte ardhur në Kosovë, i cili takohen me Zahirin dhe shkojnë ne Ballaban në Oden e Hasan Zenelit, shokë dhe bashkëluftëtar i pandashëm i Zahirit, ku në atë odë, e cila shërbente si Shtab Operativ, u morën shumë vendime të rëndësisë së veçantë. Aty u mor vendimi i prerë qe të vritet Millosh Nikoliçi, një tjetër zullumqar i popullit shqiptarë. Ky vendim u mor më 10 tetor 1996, nga: Zahir Pajaziti, Hasan Zeneli, Bajram Rama dhe Ilir Kunushefci. Kriminelit serb iu vunë në përcjellje për shtatë ditë radhazi, duke pritur momentin e duhur për ta likuiduar këtë kriminel serb, por megjithatë nuk iu dha mundësia, kurse Bajram Rama u angazhua që të kthej në Gjermani për të grumbulluar ca mjete financiare të domosdoshme për aksionet e parashikuara
Kurse Cipiripin e përcillen thuajse tanë ditën Zahiri me Hasan Zenelin, dhe, për një çast e kishin takuar para Komunës, i cili ishte duke shëtitur me gruan dhe djali qe e vozitke. Hasan Zeneli posa e vërejti, pa hezitim deshi të shtinte ne Cipiripin, por Zahiri e ndaloi duke i thënë: “Hasan mos gabo se qenka me grua dhe familje, ne shqiptarët nuk e kem zakon të vrasim dike në prezencën e gruas. Lere se e gjejmë më vonë”. Diku rreth orës 17:00, Zahiri përmes Hasanit i thërret disa shokë, ku nga Prishtina vijnë edhe disa anëtarë të Njësitit “Rrufeja” dhe kështu u dakorduan dhe u angazhuar 18 veta, me ç’rast i zunë pritë këtij krimineli nëpër çdo cep e çoshe, por Cipiripi atë natë, me kerrin e policisë kishte shkuar te punkti para hotel Besianës dhe ishte zhdukur. Pas rreth 2 orësh Njësiti u shpërnda, me urdhër të Zahirit, duke kaluar nëpër shtëpitë e tyre, sepse Zahiri kishte kërkuar që atentatin në Cipiripin ta kryente vetë. Në mbrëmje erdhi kushëriri i tij Fadil Pajaziti dhe e informoi se Cipiripi ishte në një kafene afër Shtëpisë së Shëndetit në Besianë. Zahiri, pa hezitim përgatiti automatikun, revolen e futi ne brez dhe aty e gjeti Cipiripin në të cilin shtiu me një karikator, duke e zbrazur të tërin në trupin e tij.
Cipiripit në trupin e tij i mbeten 14 plumba nga arma e Zahir Pajazitit. Cipiripi u vra turpshëm dhe qytetarët llapjanë u liruan nga ky kriminel. Ky atentat mori jehonë të madhe në tërë territorin e Kosovës. Atentati tjetër i Zahirit, bashkë me Ilir Konushevcin është kryer kundër Millosh Nikoliqit nga fshati Surkish, inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me 27 tetor 1996. Atentati u krye afër shtëpisë së tij në Surkish, ku mbeten të vrarë: Millosh Nikoliqi, më i njohur si i ” biri i Dragqit” dhe Dragan Rakiq nga fshati Katunishtë. Në këtë aksion, bashkë me Zahirin ka qenë edhe Ilir Konushevci, kurse në veturë për në Surkish kanë qenë edhe Selim e Naim Haziri dhe Naim Hyseni. Aso kohe në mesin e ilegales por duke shpërthyer kënga edhe të popullata dëgjoheshin këto fjalë: “Nikoliq o more shkja, edhe n’hypsh n’shtat kala, pushka e Zahirit ka me t’vra”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …