Shaip Kamberi edhe zyrtarisht e ka fituar mandatin e katërt si deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas shpalljes së rezultateve përfundimtare të publikuara premten nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve. Ai garoi me listën “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor, do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë. Sipas KRZ-së, lista e udhëhequr nga Kamberi mori 13 mijë 501 vota. Në zgjedhjet në Serbi, të cilat nga shtetet perëndimore u kontestuan për shumë parregullsi, kanë votuar 3 milionë e 815 mijë qytetarp me të drejtë vote. Partia e Aleksandar Vuçiqit ka dalë bindshëm e para me 129 mandate, ndjekur nga “Serbia kundër dhunës” me 65 mandate. Partia e Ivica Daçiqit fitoi 18 mandate.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
