Pas një aksidenti tragjik, dje në moshën 32 vjeçare, humbi jetën, Gëzim Salih Rizani. Varrimit bëhet sot në orën 13.oo në Varrezat e fshatit Krojmir

Pas një aksidenti tragjik, dje në moshën 32 vjeçare, humbi jetën Gëzim Salih Rizani, nga fshati Krojmir i komunës së Lipjanit. Gëzimi kishte   diplomuar për Gjeodezi ne Fakultetin Politeknik të Tiranës. Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 13.oo në varrezat e fshatit.

Me këtë rast tragjik e pikëllues, drejtori i  Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, në pamundësi për të marrë pjesë në varrim,  i ka dërguar një telegram ngushëllimi, veteranit të UÇK-së,  Salih Rizani dhe familjes së tij, duke shprehur ngushëllime e pjesëmarrje në dhembje. Gëzimi me vëllezërit e tij e qindra fëmijë të tjerë, kanë mbijetuar luftën në Grykën e Shpëtimit, në Krojmir, por ja që u nda nga jeta në moshën më të mirë.

Edhe njëherë ngushëllime, thuhet në telegram.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …