Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Reagim kundër Vuqiqit për keqperdorimin e llogos së OVL-UÇK-së, të nën degës së Mushtishtit!

Ne luftëtarët e UÇK-së, nga Mushtishti jemi të vetëdijshëm se jemi ende në luftë me Serbinë! Prandaj nuk na habit fakti se OVL-UÇK mbahet nën degën e Mushtishtit, në vend të spikatur në strukturat e sigurisë ushtarake dhe inteligjencës së zbulimit në Serbi!

Dimë që dukja e pllakatës me këto mbishkrime prapa trupit të Vuqiqit dhe filmimi i saj me qëllim, është për të dërguar një mesazh alarmues në drejtim të Kosovës! Se si organet e Serbis i mbajnë nën vëzhgim selitë e Shoqatave të ish-luftëtarëve të UÇK-s! Në një anë, ata po ndezin nacionalizmin në Serbi! Ndërsa në anën tjetër, po alarmon faktorin ndërkombëtar se në Kosovë ekzistojnë qendra terroriste të ish-luftëtarëve të UÇK-së! Kështu, po e  rrezikojnë Serbinë, paqen në Ballkan dhe më gjerë!

Një mesazh tjetër drejtuar luftëtarëve të Kosovës, sikur të jemi nën vëzhgim, duke i ndjekur dhe duke i përcjellur, duke premtuar se në momentin e duhur do t’i godasim kudo që janë! Ky veprim tregon se si janë raportet midis Serbisë dhe nesh!

Thërthorazi, kjo gjendje po ndikon dhe ka impakt në raportet e brendshme të Qeverisë së Kosovës me këto kategori të luftëtarëve! Ne publikisht i themi Vuqiqit dhe viqve të tjerë akoma nën betim jemi te njejtit si që ishim gjatë viteve 98-99- përherë jemi gati! Ju naj merrni të keqen!  Mos e shih Vuqiq Kosoven ëndërr je i mekt të qet buza tamël!

Rroft UÇK, Respekt për çlirimtaret!

Gjithmon vigjilent e të gatshem ta mbrojm lirinë e Kosovës!

19-janar 2024

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …