Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se ka vdekur zvicerania, Elizabetë Poniku dhe është varrosur në Lubiçevë të Prizrenit

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se ka vdekur zvicerania, Elizabetë Poniku dhe është varrosur në Lubiçevë të Prizrenit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zvicerania Elizabetë Poniku dhe është varrosur në Lubiçevë të Prizrenit. Ajo ka dhënë kontribut të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj. Elizabetë Poniku kishte lënë amanet të varroset në Kosovë sipas riteve fetare islame. “Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, po ashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …