Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar granatimet vdekjeprurëse në një strehimore të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës, nga i cili janë vrarë e plagosur dhjetëra njerëz. “Ne dënojmë sulmin e sotëm në qendrën e trajnimit të OKB-së në Han Junis”, ka theksuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel. Ai ka shtuar më tutje se edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antpni Blinken ka theksuar kohë m parë se civilët duhet të mbrohen dhe natyra e mbrojtur e ndërtesave të OKB-së duhet të respektohet. “Punëtorët humanitarë duhet të mbrohen në mënyrë që ata të vazhdojnë t’iu japin ndihmë humanitare civilëve”, ka deklaruar mes tjerash, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel. Duke folur për këtë sulm, drejtori i Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë tha se dy predha tankesh goditën një ndërtesë ku po strehoheshin 800 persona në qytetin jugor të Han Junisit. Si pasojë e këtij sulmi raportohet se janë vrarë nëntë persona dhe 75 të tjerë janë plagosur.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë
Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
