Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane, Martin Dvořák

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák. Duke folur për këtë takim, ai ka njoftuar se kanë biseduar për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. “E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi. Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO. Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend”, ka deklruar pas takimit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …