Më 27 janar 2024, në orën 14:00 në Sallën e Kulturës të Komunës së Shtimes, shfaqet premiera e dokumentarit: Ramadan Jetullah Musliu

Zbulimi i një pjese të dosjes së Ramadan Jetullah Musliut nga fshati  Reçak i Shtimes, të cilin e kishte përcjellë dhe e kishte vëzhguar  gjatë qëndrimit në burg,  oficeri i Shërbimit të Shtetit jugosllav (UDB) Drago Boshkoviq, vë në pah disa rrëfime e komente  shumë me rëndësi  të jetës dhe sjelljeve të tij, në hetuesi dhe në burg. Boshkoviq  kishte  hartuar një dosje të shkurtë, por të pasur me  mjaft të dhëna, sidomos të qëndrimit të pathyeshëm e burrëror të të burgosurit politik, Ramadan Jetullah Musliut, të cilin e përshkruan si një kryengritës të patundur në mendimet, qëndrimet  dhe veprimet e tij. Raporti, të cilin ai e ka nënshkruar, me vlerësimet e tij lidhur me Ramadanin, në radhë të parë janë përshkruese, me disa të dhëna biografike, por ato që vërehen më shumë janë qëndrimet, zbulimet dhe komentet e tij për të burgosurin e pathyeshëm shqiptar, nga Reçaku i Shtimes. Autori i filmit Ahmet Qeriqi, realizoi TV-Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …