Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Ekipi i OKB-së (UNKT) përfshin 19 agjenci, fonde dhe programe që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Agjencitë, fondet dhe programet aktive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë filluar të  proklamojnë kudo mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës duke e kthyer atë me fusnotë si pjesë nën rezolutën 1244 të OKB-së, e cila njeh sovranitetin e Serbisë mbi vendin tonë. Këto mekanizma Kosovës i  shoqërojnë fusnotën, e cila në përmbajtje nuk është unike. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjen vend në secilën përmbajtje. Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) përfshin 19 agjenci, fonde dhe programe. Më aktivet nga to së fundmi kanë përfshirë asteriskun në emrat zyrtarë. Përpos në dokumente, kjo është e shpërfaqur edhe në ueb faqe dhe në llogaritë që disa nga UNKT-të kanë në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …