Imer Hakaj me bashkëpunëtorë morën pjesë në 32 vjetorin e rënies së ”Dëshmorët e Shkollës Shqipe”

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj me bashkëpunëtorë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale morën pjesë në 32 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve që me të drejtë njihen si ”Dëshmorët e Shkollës Shqipe”, në fshatin Uçë të Istogut.
Përvjetorët si ky, përveç që shpalosin dhimbjen, ringjallin çdo herë ndjenjën e krenarisë dhe forcës që Hasan Hysenaj, Bajram Hoxhaj, Muharrem Hysenaj dhe shumë liridashës të vendit, kanë dhënë për vendin deri në flijimin e tyre.
Kontributi dhe sakrifica e tyre ishte trasim edhe për rrugën çlirimtare që ndoqën djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj kështu dëshmorë të lirisë do të kujtohen gjithmonë!
Në këtë projekt, përkatësisht në dy fazat e fundit të tij (2022-2023), ka investuar Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale ku në të ardhmen parashihen investime të tjera po në këtë projekt.
Këto investime do të kenë për qëllim shpalosjen e historisë së dëshmorëve të rënë dhe vetë ngjarjes.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …