Njoftim nga drejtoria komunale e arsimit në komunën e Rahovecit

Po mbahet sot trajnimi i mentorëve të angazhuar në garën e robotikës KML OPEN, me pjesëmarrës nga 25 shkollat e komunës së Rahovecit. Mentorët e secilës shkollë po trajnohen për përdorimin e mikro pajisjes “Maqueen Plus”. Mentorët e përzgjedhur nga shkollat, sot do të mësohen si të bëjnë montimin e robotëve edukativë dhe gjithashtu do ta mësojnë mënyrën e përdorimit të tyre, në mënyrë që njohuritë e tyre t’i përcjellin tek nxënësit e shkollave përkatëse. Pas përfundimit të trajnimit, menjëherë sot do të bëhet furnizimi me nga 4 robotë për secilën shkollë, gjithsej 100 robotë edukativ. Në realizimin e këtij projekti kontribut të madh ka dhënë komuna e Rahovecit, e cila ka financuar në blerjen e robotëve edukativ, si dhe organizata “Kosova Makers Leauge”, e cila ka mundësuar furnizimin me pajisje përcjellëse dhe trajnimin e stafit të mësimdhënësve për përdorimin e robotëve edukativ, me të cilën ka marrëveshje bashkëpunimi. Trajnimi po mbahet në SHFMU “Isa Boletini”.

May be an image of snowplow, toy and text

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …