Gjykata themelore e Prishtinës e ka dënuar për krime lufte me 13 vjet burg, Dushko Arsiqin

Gjykata themelore e Prishtinës e ka dënuar me 13 vjet burg për krime lufte, Dushko Arsiqin. Ai është akuzuar për krime të kryera në fshatin Butovc, në shkurt të vitit 1999. Sipas dosjes së prokurorisë, grupi ku ishte pjesëtar, Arsiq fillimisht kishin plagosur e vrarë viktima, në mesin e të cilëve të ndjerin, Brahim Shala i cili u vra me pushkë automatike e më pas për bartjen e trupit të tij e urdhëruan Artan Krasniqin atë kohë 15-vjeçar. Arsiq akuzohet se duke qenë pjesë e policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin Artan Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …