Në ambientet e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes u mbajt ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë në këtë nivel

Në ambientet e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes u mbajt ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë në këtë nivel

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dje është mbajtur ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel. FSK-ja  ka njoftuar se pjesëtarët e saj janë duke u edukuar mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të ushtrisë amerikane. Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe Ushtrisë amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së. Shkolla e nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve”, ka njoftuar FSK-ja. Komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së, ka uruar të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit. 15 nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …