Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të mbesin jashtë përfitimeve të anëtarësimit në BE për shkak të sjelljeve të tyre. Në pyetjet e gazetarëve, Stano vuri theksin te Kosova dhe “vendimet e saj të njëanshme” javët e fundit. Ne nuk kemi frikë nga një ndalim apo ndonjë ngërç. Ne vetëm frikësohemi se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve nga procesi i anëtarësimit. Sepse fakti që ne po shohim të gjitha gjërat, ndaj të cilave kemi reaguar në javët e fundit dhe sidomos nga ana e Kosovës, vendimet e njëanshme, po rrisin shqetësimet tona dhe për mënyrën e sjelljes apo komunikimit që po bëjnë autoritetet në Prishtinë. Kjo krijon frikë nga ana jonë që Kosova mund të mbesë jashtë dhe të mbesë prapa”. Peter Stano tha se kryediplomati Borrell dhe emisari Lajçak po vazhdojnë punën e tyre me partnerët në rajon dhe ata ndërkombëtarë që të nxisin palët që të bëjnë hapa që i lejojnë ato të procedojnë tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …