Refik Hasani

Refik Hasani: Serbia e zvoglon buxhetin për Këshillin Kombëtar, të pakicës shqiptare

Funksionimi i Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi,  sipas ligjit të vitit 2009, është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.
Këshilli, përbëhet nga  Anëtarët, Kryesia, Organi Ekzekutiv që përbëhet nga Komisioni për Arsim, për informim, për Kulturë dhe Komisioni për përdorimin zyrtar të Gjuhës dhe shkrimit Shqip.
Ligjërisht Këshilli për pjestarët e pakicës shqiptare, ka autoritetin  për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave në fushën  arsimore në gjuhën e komunitetit  si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe në disa fusha  tjera.
Për mbullimin në realizim të këtyre të drejtave, duhet buxhet i mjaftueshëm  të ndahet çdo vjetë,dhe për vitin 2024, Qeveria e Serbisë për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi,  ka ulur për mbi 1 milion dinarë buxhetin për këtë Këshill.
Ky Këshill, tani ka mbetur me një buxhet, sa për të mbuluar  të punësuarit, që përbehen pasi kan kaluar edhe zgjedhjet për këtë Këshill.
Zvoglimi i buxhetit është si një farsë e radhës që po krijon Serbia, para ndërkombëtarëve që ka Këshilla të pakicës, por nuk ndan mjete buxhetore, që vërtet këto këshilla të posedojn mjete finnaciare   për ruajtjen e  të drejtave për fushat për çka jan  edhe themeluar.
Serbia nuk mundë në njërën anë të kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, në formimin e asosciacionit të Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, kurse në anën tjerë t’ua mohon të drejtat themelore të njeriut dhe atyre kolektive shqiptarëve në Serbi, veçmas që përfshin  Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, dhe Krahinën e Sanxhakut.
Kur, kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të Evropës si dy Rajone më të pazhvilluara, nuk është e pa pritur  ku për vitin 2024,zvoglohet buxheti.
Zvoglimi  i mjeteve buxhetore, për pakicën shqiptare në Serbi, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje …