Ambasadori anglez, Nicholas Abbott, thotë se lufta e UÇK-së, as ajo e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

Nicholas Abbott: Nuk ka gjasa të ndodh luftë në Kosovë, pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka vendi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott,  ka deklaruar se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu. Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, ambasadori Abbott tha se kjo vizitë ndodhi në një periudhë të ndryshimeve gjeopolitike, dhe qëllimi ishte që të jepej mesazhi se  Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …