Kryeministri, Albin Kurti, i pyetur për çështjen e Rregullores së BQK-së dhe kërkesës së aleatëve për pezullimin e implementimit nuk ka dhënë sinjale që mund të shkojë drejt një vendimi të tillë, ndërkohë që ka përmendur periudhën tranzitore prej një muaji, ku do të ketë më shumë informim dhe jo ndëshkim të atyre që ende iu kanë mbetur dinarë. BQK është institucioni pavarur. E ka marrë vendimin. Ne do të intensifikojmë fushatën komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose kanë nevoje ta ridëgjojnë, që dinari në Kosovë s’po ndalohet, por nuk lejohet si mjet pagese. Kosova e ka euron dhe ashtu qysh janë konvertuar targat KM në RKS, edhe më shpejt dhe më kollaj do të bëhet konvertimi nga dinari në Euro, ka thënë kryeministri, duke shpërfillur sidomos kërkesat e autoriteteve amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023
Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …