Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Me deklaratat e fundit, Albin Kurti, po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri konsideron se me deklaratat e fundit kryeministri, lbin  Kurti po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK. Këtë reagom ai e bëri pas deklaratës së fundit të kryeministrit, i cili përmes një videoje kritikoi ish-qeveritarët për qeverisje.  Në fakt, në asnjë qeveri nuk ka pasur këso niveli galopant të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve sikur në Qeverinë e Albin Kurtit”, tha Tahiri. Ndërsa, sa i përket deklaratës së kryeministrit që tha se ish-qeveritarët janë kujdesur për jetën e tyre luksoze, Tahiri thotë se një jetë të tillë po bëjnë ministrat e Kurtit. Jetë luksoze po bëjnë vetëm ministrat e Albin Kurtit që në mënyrë të dyshimtë kanë shtuar pronat pasi erdhën në pushtet, sidomos në lagjet luksoze. Po ashtu, shikoni shpenzimet e kabinetit të kryeministrit dhe ministrave në dreka e darka dhe e kuptoni luksin e tyre, ka thënë mes tjerash, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …