Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Një mandat i dytë për Donald Trumpin do të shkaktonte “tërmet” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsiderojnë aleatët

Mundësitë që kryetari  aktual amerikan, Joe Biden, të garojë me ish-kryetarin, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, aleatët e Shteteve të Bashkuara i shohin me shqetësim, pasi  konsiderojnë se një mandat i dytë për Trumpin për të shkaktojë tërmet, pasi  disa tronditje po vërehen aktualisht. Brenga e tyre kyçe është që Amerika do të mund të bëhet më pak e besueshme, pavarësisht se kush fiton. Me një elektorat të ndarë dhe një bllokadë në Kongres, presidenti i ardhshëm amerikan do të mund të shpenzojë shpejt energjitë në çështje të brendshme, ende pa nisur të merret me çështje tjera në botë, sikurse lufta në Ukrainë, apo ajo në Lindje të Mesme. Kryetari francez, Emmanuel Macron, ka thënë  se prioritet i parë i Amerikës është vetvetja”. Donald Trump nuk ka qenë edhe shumë miqësor me liderët e disa vendeve mike, sikurse ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ish-kryeministren britanike, Theresa May, derisa ka folur këndshëm për liderët autoritarë, sikurse presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atë rus, Vladimir Putin. (Associated Press)

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …