Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Edita Tahiri: Veriu i Kosovës është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë

Ish-kryenegociatorja  në dialogun e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë për ndryshime thelbësore në veri të vendit. Ajo saktësoi se veriu është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë. Propaganda e qeverisë se ka bërë ndryshime thelbësore në veri janë të pavërteta – në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve. I vetmi institucion që funksionon është Policia e Kosovës por pa policët serbë. Ne qeveritë e kaluara e shtrim sovranitetin në veri, i vendosëm të gjitha institucionet e shtetit në veri, e vendosëm kufirin me Serbinë, madje shënuam dhe pikat kufitare”, ka saktësuar Edita Tahiri, në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …