Bekim Çollaku

Ministri Çollaku i zhgënjyer dhe i trishtuar nga zhvillimet në BE dhe shtyrja e vizave

Pas shtyrjes së afatit për liberalizimin e vizave, të cilin e ka bërë të ditur, raportuesja Fajin, Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka thënë se vendimi për shtyrje të votimit për heqjen e vizave për Kosovën ka qenë i pritshëm për shkak të mosvotimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ky është një lajm i keq pasi është pritur që së paku në dy komisione të votohet për liberalizimin e vizave edhe pse ka qenë e paraparë që kjo të votohet në shtator. Deklaratat e Tanjo Fajon duhet të merren si një alarm i fundit që marrëveshja kufitare me Malin e Zi duhet të kryhet patjetër nëse qytetarët Kosovës dëshirojnë të lëvizin pa viza. Ky është një kriter eksplicit i qartë, ka saktësuar ky ministër i zhgënjyer në proceset për integrim në kohën kur ka filluar edhe dezintegrimi i pashmangshëm i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …