Brickos

Bashkimi Evropian

BE-ja po ecën rrugës drejt dezintegrimit të sigurt po jo aq të shpejtë

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja  fuqizuar zërat e euroskeptikëve në tërë Evropën, duke përfshirë edhe vendet themeluese të BE-së, dhe ato të Evropës qendrore dhe lindore. Mund të ketë dallime në mes të dy anëve gjeografike të Evropës në kërkesat për referendume, mirëpo qëllimi final është i njëjtë; shprehja e zemërimit me politikat e Brukselit dhe shkëputja e mundshme prej tyre. Në vende perëndimore, si Holanda, kërkohen referendume të njëjta me atë të Britanisë për dalje përfundimtare nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, në vendet e lindjes, referendumet mund të kenë tjera emërtime, por arsyetimet përfundojnë në të njëjtën kategori me Britaninë dhe Holandën; rikthimi i sovranitetit të “humbur” nga anëtarësimi në BE. Sovraniteti “i humbur” argumentohet me shqetësime për numrin e të huajve nëpër këto vende, apo edhe në përgjithësi politikat e centralizuara nga Brukseli. Ndjenjat anti BE kanë prekur edhe zona të cilat kanë edhe rëndësi historike për vet ekzistencën e Bashkimit Evropian. Traktati i Mastrihtit, i nënshkruar në vitin 1992 në qytetin jugor holandez nga liderët e 12 shteteve anëtare të asaj kohe, kishte për qëllim krijimin e një BE-ja më moderne, duke i hapur rrugë kështu lidhjeve më të fuqishme politike dhe monetare brenda bllokut evropian. Sot, politikanë të këtij qyteti janë aktiv për të trasuar rrugën drejt shkëputjes së Holandës nga Brukseli. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …