Emisari, Gabriel Escobar, nuk ka arritur ta bindë kryeministrin Kurti, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit serb, në Kosovë

Gabriel Escobar,  nuk ka arritur ta bindë kryeministrin Kurti, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. I pyetur nga “Radio Evropa e Lirë” se si ndihet një zyrtar amerikan që refuzohet nga Kurti, Escobari është përgjigjur: “Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhenë  Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara të amerikës dhe Kosovës është mes njerëzve. Escobar,  e ka vlerësuar si pozitiv vendimin për tokat rreth Manastirit të Deçanit, por shton se tani  janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëra është lidhur me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri, dhe tjetra është Asociacioni”, ka thënë Escobar,  në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …