Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës. Nga Kryesia Qendrore e këtij subjekti politik është thënë se të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi. Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Belgjikë në krye me kryetarin e këshillit Jetlir Llugani. Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, është cituar të ketë deklaruar se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka dëshmuar se është në shërbim të secilit qytetarë kudo që ata jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …