Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është skeptik se do të ketë progres në dialog gjatë këtij viti, derisa thotë se Kurti ka gabuar që s’ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai thotë për KosovaPress, se Kurti po dëmton raportet me aleatë, veçanërisht me ShBA-në, për shkak të eksperimenteve të tij. Bashkimi Evropian e ka pasur mbështetjen e plotë nga Departamenti i Shtetit në agjendën e dialogut të udhëhequr nga zotëri Lajçak…Kjo qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …