Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar bllokimin e ndihmave për palestinezët

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar bllokimin e ndihmave për palestinezët. Ai ka thënë se bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale. “Prej kësaj pike kufitare ne e shohim situatën zemërthyese. Një rend i gjatë me kamionë të bllokuar në njërën anë të kufirit, një rend i gjatë i njerëzve të uritur në anën tjetër. Kjo është më shumë sesa tragjike, është fyerje morale” ka konstatuar sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai ka thënë më tutje se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …