Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka shprehur gëzimin e tij ndaj vendimit të Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Plenkoviq, ka deklaruar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Mirëpresim vendimin e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Plenkoviq.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				