25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

Diku rreth orës 02:15 të mëngjesit më 29 mars, në vendin e quajtur “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, një pozicion i papërshtatshëm për luftime, u përballën me pritën e forcave serbe. Kjo pritë, e ngritur mbase disa orë më parë, ishte e pamundur për t’u thyer. Përveç forcave ushtarake serbe, u tha se edhe “polici lokal” i Serbisë Muharrem Ibraj, mori pjesë drejtpërdrejtë në këto luftime.

Midis zjarrit të madh të mitralozëve, në një përleshje të ashpër dhe të pabarabartë, 14 luftëtarë të lirisë vriten heroikisht dhe 11 të tjerë me plagë të ndryshme.

Shumica prej tyre kishin shërbyer në fronte të ndryshme të luftës dhe ishin dalluar për trimërinë e tyre. Në këtë ditë të vështirë për popullin dhe fatet e luftës për liri, emrat e tyre do të mbeten në histori për vetëflijimin dhe guximin e tyre të padiskutueshëm. Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu – ata të gjithë bashkë shkruajnë historinë me një akt heroik të jashtëzakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNJ: Qeveria e Kosovës vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale e raciste me Mbretërinë e Danimarkës

KMDLNJ thotë se Qeveria e Kosovës vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale e raciste me …