Aleksandar Vuçiq

Ivana Stradner: Mashtrimi është pjesë e rëndësishme e doktrinës së sigurisë serbe, Vuçiq ka mësuar se si të komunikojë me Perëndimin

Hulumtuesja  e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Shtradner ka kritikuar  ashpër Aleksandar Vuçiqin, duke e konsideruar si person që po destabilizon Ballkanin, njëjtë sikur ka bërë  mentori i tij,  Slobodan Millosheviç. Ajo shpreh bindjen se politika e zbutjes nuk ka funksionuar kurrë. Sipas saj, inteligjenca serbe ka përdorur disa strategji për të prezantuar Vuçiqin si një lider pro-evropian, duke përfshirë bindjen e disa figurave në Perëndim se interesi i tij është vetëm ekonomik. Shërbimi inteligjent serb ka ndikuar në shkatërrimin e opozitës properëndimore dhe në inkurajimin e grupeve ekstremiste të djathta për të prezantuar Vuçiqin si një lider i moderuar. Mashtrimi është pjesë e rëndësishme e doktrinës së sigurisë serbe dhe Vuçiq ka mësuar se si të komunikojë me Perëndimin. Ivana Stradner, gjithashtu vëren se disa politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë mënyrën se si vepron Beogradi, duke përfshirë shumë mungesat në kuptimin e ideologjisë, kulturës dhe politikave të identitetit, në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …