Ardian Kastrati

Deputeti, Ardian Kastrati, ka Akuzuar Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për kontrabandim të ligjit lidhur me tekstet shkollore

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati ka Akuzuar Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për kontrabandim të ligjit lidhur me  tekstet shkollore. Ai ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia në pushtet,  duke vënë në pah se gjatë votimit të projekt-ligjit në Kuvend,  nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryekuvendari, Glauk Konjufca, gjatë seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Ardian Kastrati ka saktësuar me këtë rast  se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 dhe kjo tregon  se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …