Manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë

Manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se dita e parë e Fitër Bajramit është sot,  ditë e  mërkurë e  10 prillit. Manifestimi qendror i festës së  Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi ka filluar në orën 5. 21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt  ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shëelzen Hoxha. Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06. 41 nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, si zakonisht , Kryesia e BIK-ut, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë,  nga ora 9:00 deri në 12:00”, thuhet tutje në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …