Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, më 11 prill 2024, organizon dy aktivitete të ndara

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK për ditën e enjte, më 11 prill 2024:

1.- Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për FSK-në

Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

2.- Ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

Në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …