Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë-Kurti se po i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në mes të zyrtarëve të qeverisë dhe partisë së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut. Ajo e ka akuzuar qeverinë Kurti se është duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetëmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre. E çka bënë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përçarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar, zonja  Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …