leoni

Agim Aliu: Nëna Zylfije mbylli sytë përgjithmonë sot, me mallin për të birin, luftës sonë për çlirim ia dha birin e saj, Ismetin

Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të Kombit të UÇPMB-së, Ismet Aliu, Zylfije Aliu.

Nëna Zylfije mbylli sytë përgjithmonë sot, me mallin për të birin, me krenarinë që lirisë së Kosovës, luftës sonë për çlirim ia dha birin e saj, Ismetin.

Nëna Zylfije me zemrën shkëmb përjetoi lirinë, përjetoi shtetin e Kosovës, me sakrificën sublime të të birit dëshmor e luftën e lavdishme të luftëtarëve të lirisë.

Lamtumirë, nëna Zylfije! Tash kur shpirti yt lartësohet në parajsën e paskaj, të pret biri yt, i shtrenjti ynë – Dëshmori i Kombit, Ismet Aliu.

Ngushëllime të sinqerta familjes Aliu, familjeve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të Dëshmorit të Kombit, Ismet Aliu e gjithë të njohurve të të ndjerës!

Kontrolloni gjithashtu

OPERACIONI “SHIGJETA” : MANIFESTIM PËRKUJTIMOR KUSHTUAR 25 VJETORIT TË OPERACIONIT TË LAVDISHËM TË UÇK

OPERACIONI “SHIGJETA”,  ORGANIZOJNË MANIFESTIM PËRKUJTIMOR KUSHTUAR 25 VJETORIT TË OPERACIONIT TË LAVDISHËM TË USHTRISË ÇLIRIMTARE …