Sot nga ora 19:00 në Kino Armata do të promovohet libri “Bashkëbisedim Muzikor me Ilir Bajrin

Sot  me fillim nga ora 19:00 në Kino Armata do të promovohet libri “Bashkëbisedim Muzikor me Ilir Bajrin” nga autori Liburn Jupolli.“Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin” dokumenton momente të rëndësishme të karrierës së njërës prej figurave me peshë në muzikën bashkëkohore të Kosovës përmes intervistimit, recenzioneve të njohësve të kontributit të tij, fotografive dhe përmbledhjes biografike e kronologjike të shumëllojshmërisë së kontributit të Ilir Bajrit në peisazhin muzikor në Kosovë. Promovimi organizohet nga shtëpia botuese MAGMUS në bashkëpunim me Kino ARMATA.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Bonn kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi …