leoni

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologji Bio-medicinale, i Ftuar Nderi në “TAKIMI i MADH i PRISHTINËS”

Gent Imeraj vjen nga qyteti i Shkodrës.

Duke qene bir i dy  prindërve model, Petrit dhe Admira IMERAJ, që  në moshë të re, ka ushqyer një pasion për natyrën dhe shkencën. Falë rezulteteve te larta (mësime olimpiada), në vitin 2016, Bashkia Shkodër i akordon titullin: “Nderi i qytetit të Shkodres” .

Në moshën 18 vjeçare, ai u certifikua si udhërrëfyesi më i ri turistik për rajonin e Veriut, që e çoi atë në majat madhështore të Alpeve Shqiptare. E ndërkohë, ai ndiqte studimet e larta në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital në Universitetin “Epoka”.

Genti ka dhënë një kontribut të çmuar për komunitetin nëpërmjet punës së tij me shoqëritë civile,  si administrator i rrjetit “Aleancën e Alpeve Shqiptare”. Ai ka hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh që synonin mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës duke ndërthurur njohuritë

teknologike që merrte me studimet e tij. Panelist dhe pjesëmarrës në takime të rëndësishme botërore (Parlamenti Europian Rural, Takimi Global i Partneritetit Malor etj.), Genti ka qenë gjithmonë i vëmendshëm për të mësuar mbi trendet botërore, ndërkohë që përfaqësonte  Shqipërinë në rolin e një ambasadori të ri të natyrës dhe shkencës.

Genti ka qenë bashkautor në krijimin e materialeve promovuese të natyrës që e rrethon; Qasja LEADER në zonat Rurale. Ndër publikimet e tij, vlen të përmendet ai mbi Smart Villages – implementimi i teknologjisë Gjeohapësinore në shtigjet e Alpeve Shqiptare.

Genti ka përfunduar studimet Master në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital.

Gjatë studimeve ai ka bërë punë kërkimore për krijimin e prototipeve në bio-teknologji, si pjesë e partneriteteve botërore të mbështetura nga fondet e novacionit “HORIZON 2020”.

Në vitin 2022, ai u titullua fitues i bursës prestigjioze MEXT, një dëshmi e aftësisë së tij akademike dhe përkushtimit shembullore për avancimin e njohurive shkencore. Genti ka fituar mundësinë për të vazhduar studimet e larta për Doktoraturë, në Universitetin “Hosei University”  në Tokio, Japoni.

Tashmë në vitin e dytë të studimeve për Ph.D, në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Teknologji Bio-medicinale.

Genti vazhdon të sfidojë kufijtë e inovacionit dhe të japë kontribute domethënëse në fushën e tij .

Doktor i Shkencave dhe një Alpinist i vërtetë!

Ph.D. Gent Imeraj i Universitetit “Epoka” në Shqipëri, që po bën “Epokë” në Japoni për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologjisë Bio-medicinale, është i Ftuar Nderi në “Takimi i Madh i Prishtinës” i 27 prillit 2024, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, që do të mbahet në “Emerald Hotel” me pesë yje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, me mbi 600 pjesmarrës nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Republika e Serbisë (Lugina e Preshevës e Sanxhak) dhe RF e Bosnje-Hercegovinës, nga Europa, Amerika, Australia, Kanadaja, Azia , Afika, Argjentina, etj.

 

Ph.D. Gent Imeraj është i përzgjedhur nga Universiteti “Epoka” në Tiranë (Shqipëri) si një nga studentët e shquar pasuniversitar doktorant, për të marrë pjesë në “Takimi i Madh i Prishtinës”,  ku Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit do ta nderojnë me Mirënjohje/Cmim të vecantë.

“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” e ka në Programin/Platformën e tij, e ka një nga katër pjesët/pikat e tij kryesore edhe “Takimin e Studentëve të Botës Digjitale në Ballkanin Perëndimor”,  ku personalitete të  kohës/erës digjitale si studenti doktorant në Japoni, Gent Imeraj, janë nderi e krenaria e këtij Takimi, janë Shqipëria që po Vjen në hapësirat dhe lartësitë e Shek. XXI.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …