Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron: Në të gjitha çështjet rajonale, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp, me rastin e vizitës zyrtare në kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Paris,  kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.  Ai po ashtu shprehu mbështetjen për integrimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin Perëndimor. Siç e nënvizova para gjashtë muajve në Tiranë, këtu bëhet fjalë vetëm për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, tha Macron sipas kryeministrisë shqiptare. Dua të përshëndes gjithashtu zërin e veçantë dhe të fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Në të gjitha çështjet rajonale, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku zëri juaj është i çmuar”, saktësoi  me këtë rast, kryetari i Francës, Emmanuel Macron.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …